Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 61 milionë njerëz votuan sot në zgjedhjet lokale të Turqisë

NULL NULL
31.03.2024 18:25
Zgjedhjet lokale të 31 marsit në Turqi
Zgjedhjet lokale të 31 marsit në Turqi; Foto: Reuters;

Kryetari i Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve të Turqisë (YSK), Ahmet Yener, ka folur për procesin e zgjedhjeve lokale që ishte sot në atje.

“Procesi i votimit, në të cilin 61 milionë e 441 mijë e 882 votues kanë votuar në 207 mijë e 848 kuti votimi, ku konkurrojnë 34 parti politike, ka përfunduar pa probleme, përveç disa incidenteve të izoluara”, tha Yener.

“Proceset e numërimit dhe dokumentimit të votave kanë filluar dhe informacioni i rezultateve të kutive të votimit ka filluar të futet në sistem, me rrjedhën e të dhënave që vazhdon”, tha Yener, shkruan TRT, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme