Mbi 29 mijë palestinezë të vrarë që nga 7 tetori NULL NULL 22.02.2024 09:47 22.02.2024 09:47 Ndërtesa të shkatërruara nga lufta në Gaza. Foto nga arkiva Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka bërë të ditur se gjithsej 29 mijë e 410 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Në njoftimin e kësaj ministrie bëhet e ditur se 69 mijë e 465 persona të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Ministria nuk ka bërë dallime mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë në shifrat e saj.