Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 26.7 milionë doza të administruara kundër COVID-19 në Turqi

NULL NULL
18.05.2021 21:51

Turqia ka administruar mbi 26.7 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, sipas shifrave zyrtare.

Deri më tani, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 26 milionë e 720 mijë e 087 doza janë administruar në të gjithë Turqinë, ndër të cilat mbi 11.4 milionë persona kanë marrë dozat e dyta, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.

Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet turke njoftuan se janë regjistruar 11 mijë e 937 raste të reja me COVID-19, teksa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me virus ka tejkaluar shifrën 5.13 milionë.

Numri i të vdekurve po ashtu është rritur në 45 mijë e 186, me 203 viktima të regjistruara.

Numri i pacientëve që fituan betejën kundër koronavirusit është mbi 4.97 milionë, përfshirë 10 mijë e 125 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit.

lajme të ngjashme