Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 220 persona kërkuan trajtim mjekësor pas tërmetit në Turqi (VIDEO)

NULL NULL
24.04.2025 07:19
Pamje nga Turqia, ku të mërkurëm e 23 prillit u godit nga tërmet i fortë
Pamje nga Turqia, ku të mërkurëm e 23 prillit u godit nga tërmet i fortë

Njohësi i rrjeteve sociale, Diamant Bajra ndodhet në Turqi, vend ky që të mërkurën e 23 prillit u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Për “Ora Shtatë”, Bajra tha se gjatë kohës kur goditi tërmeti, ai ndodhej në aeroport, dhe nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte, transmeton Klankosova.tv.

“Tërmet ndodhi rreth orës 12:49 në Turqi, ishim në aeroport kur ndodhi tërmeti. Asnjë nga ne nuk lëviznim, xhamat lëkundeshin me të madhe. Ne menduam që po aterojnë aeroplanët, por kur lëvizjet po intensifikoheshin e kuptuam që nuk bëhej fjalë për aterime”, tha ai.

Tutje, Bajra tha se sipas përditësimeve të fundit, mbi 220 persona kanë marrë trajtim mjekësor pas tërmetit.

lajme të ngjashme