Mbi 200 mijë të prekur me Covid-19 në Rusi NULL NULL 10.05.2020 13:21 10.05.2020 13:21 Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se vetëm të shtunën (09 maj, 2020) janë regjistruar 11,012 raste të reja me Covid-19. Kjo ka bërë që numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në mbarë vendin të arrijë në 209.688, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Task-forca për luftimin e kësaj pandemie ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë 88 njerëz kanë humbur jetën nga ky virus, kështu duke e çuar numrin total të vdekjeve në 1.915. klankosova.tv