Mbi 2 mijë të vdekur si pasojë e tërmetit në Afganistan NULL NULL 08.10.2023 13:15 08.10.2023 13:15 Tërmet Mbi 2 mijë persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e tërmetit të së shtunës në Afganistan. Kështu bëri të ditur qeveria talebane. Si pasojë e lëkundjeve të mëdha të tokës, u lënduan edhe mbi 9 mijë persona. Shërbimi Gjeologjik i ShBA-ve, theksoi se shkalla e lëlundjes llogaritet të jetë ishte 6.3 shkallë. Sipas USGS, epiqendra e tërmetit llogaritet të jetë 35 kilometra në veriperëndim të provincës së Heratit. Zëdhënës i Ministrisë për menaxhimin e fatkeqësive Janan Sayeeq, tha se 2 mijë e 53 persona vdiqën. “9 mijë e 240 u plagosën dhe 1 mijë e 320 shtëpi u dëmtuan ose u shkatërruan”, tha ai. Qindra të vdekur nga tërmeti në Afganistan