Mbi 2 mijë kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serbë në RKS NULL NULL 05.07.2024 17:38 05.07.2024 17:38 Patentë shoferët. Foto ilustruese 2 mijë e 75 kërkesa janë bërë deri më tani për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serbë në patentë shoferë legal të Kosovës. Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se vetëm sot, në katër komunat veriore janë pranuar 118 kërkesa. “118 kërkesa janë bërë vetëm sot, ku numri i përgjithshëm i kërkesave për konvertimin e patentë shoferëve në veri ka shkuar në 1 mijë e 739”. “Ndërsa në pjesën tjetër të Kosovës janë bërë 336 kërkesa, ku numri total ka mbërritur 2 mijë e 75”, tha Elshani, njofton Klankosova.tv. Vendimi për konvertimin e patentë shoferëve ka hyrë në fuqi më 9 maj dhe do të jetë valid deri më 8 gusht të këtij viti.