Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë NULL NULL 28.05.2024 10:34 28.05.2024 10:34 Policia e Kosovës duke shqiptuar gjoba. Foto ilustruese 2 mijë e 96 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një aksident me fatalitet, 16 me të lënduar dhe 40 me dëme materiale, përcjell Klankosova.tv. Në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 23 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje.