Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 100 mijë të prekur me koronavirus në Pakistan

NULL NULL
08.06.2020 09:53

Pakistani ka regjistruar më shumë se 5,000 raste të reja për ditën e dytë me radhë, duke çuar numrin e saj kombëtar në mbi 100,000.

Me më shumë se 37,000 raste secila, Sindh dhe Punjab përbëjnë rreth tre të katërtat e rasteve të vendit.

Vdekjet gjithashtu janë rritur – duke shkaktuar frikë se spitalet së shpejti mund të mbushen.

Vendi ka raportuar 2.032 vdekje deri më tani, sipas raporteve të fundit të mediave lokale, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Pakistani hoqi pjesën më të madhe të kufizimeve muajin e kaluar – që disa besojnë se ka kontribuar në rritjen e rasteve.

lajme të ngjashme