Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 10 mijë testime për Covid-19 në Kosovë

NULL NULL
12.05.2020 07:59

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë realizuar mbi 10 mijë testime.

Nga data 08 shkurt deri më 11 maj 2020, janë testuar saktësisht 10.130 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 895 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, njofton Klan Kosova.

Ndryshe, në Kosovë në dy ditët e fundit lakorja e rasteve aktive është rritur. Aktualisht në vend janë 210 raste aktive me COVID-19.

Gjatë ditës së hënë janë shëruar edhe dy pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 657 raste.

lajme të ngjashme