Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë NULL NULL 04.09.2023 09:23 04.09.2023 09:23 gjoba 1 mijë e 443 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 24 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale. Në 24 orët e fundit janë arrestuar nëntë persona dhe katër janë dërguar në mbajtje.