Mbesa e Trumpit u dërgon ‘dhuratë’ pengjeve të liruara NULL NULL 22.10.2025 20:31 22.10.2025 20:31 Jared Kushner u takua me pengjet izraelite që u liruan si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, në të cilën dhëndri i Donald Trump ndihmoi të negociohej. Tani është zbuluar se Kushner solli gjithashtu dhurata për pengjet nga ShBA-ja, në formën e shënimeve të shkruara me dorë nga vajza e tij, Arabella. Një letër e postuar në rrjetet sociale thotë: “Forca juaj u jep shpresë kaq shumë njerëzve në mbarë botën. E admiroj trimërinë tuaj dhe dritën që u sillni të tjerëve. Faleminderit, Arabella Kushner”. Fotografitë tregonin Kushnerin dhe pengun e liruar Nimrod Cohen, i cili mbante një zarf të adresuar atij personalisht “Nga Arabella”, e cila është 14 vjeçe. Kohët e fundit ajo ka filluar të tërheqë më shumë vëmendje, teksa u shfaq përkrah gjyshit të saj në finalen e US Open muajin e kaluar. Arabella është më e madhja nga tre fëmijët e Ivanka Trump dhe Jared Kushner. /Klankosova.tv