Mbërrijnë mbi 180 mijë vaksina AstraZeneca nga Norvegjia NULL NULL 03.07.2021 13:17 03.07.2021 13:17 Kanë mbërritur 182 mijë e 900 vaksina të llojit AstraZeneca nga Norvegjia. Ato i kanë pranuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Po ashtu të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl dhe Udhëheqësi i sektorit për Bashkëpunim i Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa. Kështu bëhet e ditur nga një njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë. “Ministri Vitia shprehu mirënjohjet më të sinqerta për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë dhe BE-së në përballjen me COVID-19, në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik. Tutje Ministri Vitia shtoi se solidariteti mes vendeve mike në kohën e pandemisë së COVID-19 tregon se sa e rëndësishme është për ne të jemi kohezivë në procesin e imunizimit, sepse është forma më e mirë për të dalluar fitoren kundër Virusit COVID-19”.