Mbante materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Drenas NULL NULL 27.02.2026 09:41 27.02.2026 09:41 Të enjten në Drenas është arrestuar një person për posedim materialesh të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit seksual të fëmijëve. “Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur [material me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit seksual të fëmijëve]”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. “Si prova materiale janë konfiskuar dy telefona celularë dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.