Mbani gurët larg veshkave duke pirë lëng portokalli NULL NULL 08.10.2018 18:00 08.10.2018 18:00 Një gotë lëng portokalli në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të gurëve në veshkë. Shumë njerëz besojnë se lëngu i frutave në përgjithësi i mban veshkat e sigurta, shkruan Medicalnews, transmeton Klan Kosova. Mirëpo një studim i kryer nga Shoqëria Amerikane e Nefrologjisë, ka gjetur se jo të gjitha lëngjet kanë të njëjtin efekt. “Lëngu i portokallit mund të luajë një rol të rëndësishëm në trajtimin e sëmundjeve të veshakëve dhe ky lëng konsiderohet si një opsion i mirë për pacientët që nuk janë tolerantë ndaj citratit të kaliumit”, ka thënë Dr. Clarita Odvina. Gurët e veshkave zhvillohen kur urina nuk është e filtruar mirë. Kjo shkakton që mineralet dhe kimikatet e tjera në urinë të lidhen së bashku. Me kalimin e kohës, këto kristale kombinohen dhe behën gurë. klankosova.tv