Mbahet premiera e filmit të fundit të James Bond, “No Time To Die” në Londër NULL NULL 29.09.2021 00:01 29.09.2021 00:01 Filmi i fundit i Daniel Craig si “James Bond” më në fund pati premierën e tij botërore në Londër, 18 muaj më vonë nga sa ishte planifikuar sepse u vonua nga pandemia. “No Time To Die” është dalja e pestë e aktorit britanik si 007. Duke folur për BBC në qilimin e kuq, ai tha se roli ishte tepër i rëndësishëm për kinemanë dhe historinë, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv “Pesha e tij ka qenë mbi supet e mia për një kohë”, ka thënë Craig.”Unë kam qenë tepër me fat,” shtoi ai. Premiera e këtij filmi u mbajt në Londër, në tapetin e kuq të profilit më të lartë të kinemasë që nga fillimi i pandemisë, me një listë të ftuarish të përbërë nga fituesit e Oskarit dhe mbretërve britanikë. Filmi në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar pritet të shfaqet të enjten.