Mbahet mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit dhe muzikantit, Demir Krasniqi NULL NULL 21.08.2021 14:30 21.08.2021 14:30 Sot është mbajtur mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit dhe muzikantit, Demir Krasniqi, i cili është ndarë nga jeta ditën e djeshme. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në fjalën e tij para të pranishmëve ka thënë se Demir Krasniqi, porpos që ishte një mësimdhënës, një familjar, këngëtar, kompozitor dhe faktues i folklorit shqiptar, ishte edhe një edukator i vazhdueshëm dhe këshilltar i jashtëzakonshëm që u ka bërë nderë të gjithëve, prandaj si të tillë Komuna e Gjilanit do ta ruaj gjithmonë në historinë e qytetit. “Ai është ndarë fizikisht nga jeta ditën e djeshme, duke lënë prapa një familje të mrekullueshme, një trashëgimi shumë të madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne. Migja Demë ishte një një mësimdhënës, këngëtar shumë i madh i folklorit dhe melosit. Sot jemi së bashku për ti dhënë lamtumirën e fundit trupit të Demir Krasniqit, sepse shpirti i tij do të vazhdoj të bëjë dritë mbi ne. Jam i bindur se gjithë angazhimi që ai ka dhënë dhe kontributi i tij edhe si fqinj i imi, porn ë veçanti me këngë që nga dhomat, odat, festivalet e pallatet dhe librat që ka lënë prapa, janë trashëgimia shumë e madhe që na shërben të gjithë ne të gjallëve. Demiri ishte gjithmonë njeri pozitiv dhe në të gjitha rastet edhe kur na këshillonte, qortonte apo debatonte, ishte gjithmonë me qëllimin e edukatorit. Në Ballkan thuhet që “Kush këndon, keq nuk mendon”, e kjo më së miri i ka shkuar për shtati, Demir Krasniqit dhe tipareve të tij”, ka thënë mes tjerash Haziri. Në fjalën e tij para të pranishmëve ka folur edhe bashkëpunëtori i tij Selim Arifi, nga Kumanova, i cili me emocion dhe dhembje ka thënë se Demir Krasniqi, ishte një shembull i mbështetjes për të gjithë artistët pa dallim dhe veprat e tij e angazhimi, kalojnë kufijtë përtej shqiptarë, deri në Evropë e Amerikë, ndërsa vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh te të gjithë ata që e kanë njohur. Varrimi i Demir Krasniqit bëhet sot, në orën 16:30, në varrezat e qytetit të Gjilanit, transmeton Klankosova.tv.