Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbahet marshi në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

NULL NULL
14.04.2023 13:35

Sot në Prishtinë është mbajtur marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, me rasti ne zyrtarizimit të 14 prillit si dita e këtyre të mbijetuarve.

Gjatë ditës së sotme u mbajtën edhe fjalime nga dy të mbijetuarat e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Shyhrete Tahiri.

“Marshi filloi nga sheshi ‘Ibrahim Rugova’ dhe vazhdoi deri te heroinat të cilat vazhdimisht flasin dhe janë të parat që publikisht kanë folur për dhunimet e bëra gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe po ashtu Shyhrete Tahiri”, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresë Tërshani.

Ato e kanë parë këtë ditë si historike për to dhe të gjitha gratë e përdhunuara, madje kjo ditë koincidon me atë të 1999-ës kur Krasniqi-Goodman ishte përdhunuar nga forcat serbe.

Në anën tjetër, Tahirit i ka bërë përshtypje prezenca e të rinjve, që sipas saj do ta kujtojnë përjetimin e tyre edhe kur ato të mos jenë më në botë.

lajme të ngjashme