Mbahen homazhet për vdekjen e Margarita Xhepës, flet i biri: E mbylli siç e deshti Zoti! NULL NULL 04.04.2025 13:15 04.04.2025 13:15 Ditën e sotme po mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit homazhet për ndarjen nga jetë të aktores së njohur shqiptare, Margarita Xhepa. Djali i saj, aktori Ndriçim Xhepa, ka thënë se e ëma e tij e mbylli ashtu siç e donte Zoti. Ai ka thënë gjithashtu se ajo deri pak kohë para se të ndërronte jetë, e kishte një dëshirë të brendshme për të bërë një film, pavarësisht se nuk kishte mundësi fizike. “Të jem i sinqertë, çfarë porosish mund të jepte. Kreu jetën e saj në mënyrë normale, pavarësisht se pati disa probleme tani javët e fundit të karakterit shëndetësor, të karakterit të pulmoneve. Edhe lodhjet e vetë viteve bëjnë të vetën, normale. Por ajo kishte një natyrë të vetën të çuditshme që kur binte muhabeti në momente të shkëputura, e thoshte që për në skenë nuk kam mundësi më. Kurse te filmi e kishte një dëshirë që të bënte diçka tjetër. Por them se e mbylli ashtu siç e deshte Zoti, që roli i fundit që bëri me Spartak Pecanin në Bolero në vilën e Pleqve, sikur përkoi edhe me jetën ashtu siç erdhi edhe finalja e mbylljes së jetës së saj. Mesa duhet kjo ishte edhe perdja e jetës që mbylli, si perdja e skenës. Por rëndësi ka mënyra sesi po respektohet sot, nga figura të ndryshme, por edhe pafund njerëz që janë publiku i atyre që ajo ka lënë në skenë. Kjo është kënaqësia më e madhe që mund të marrin vetë familjarët, por edhe ajo në shpirtin e saj që sot largohet nga kjo botë”, tha Ndriçim Xhepa. (A2 Televizion) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident ajror, helikopteri bie në lumin Hudson, gjashtë pasagjerë të vdekur (VIDEO) 10/04/2025
Kosova Hoxha: Draft-rezoluta për heqjen e masave, iniciativë e mirë, Kosova ta rishikojë komunikimin e saj me BE-në 10/04/2025