Mayweatherit i merret titulli, nuk pagoi 200 mijë dollarë taksa NULL NULL 07.07.2015 12:59 07.07.2015 12:59 Kampioni i botës do duhej të paguante këtë shumë deri më 3 korrik, dy muaj pas meçit historik ndaj Manny Pacquiaos. Këtë gjë nuk e bëri, prandaj iu mor brezi i kampionit. Floyd Mayweatherit i është marrë titulli i kampionit të botës, që e fitoi pasi mposhti Manny Pacquiaon, më 2 maj. Kjo pasi ai nuk u soll sipas rregullave, bëri të ditur Organizata Botërore e Boksit (WBO), të hënën, përcjellë Klan Kosova. Në fakt, Mayweather nuk i pagoi në afat 200 mijë dollarë taksa të fitores. Këtë duhej ta bënte deri më 3 korrik. Po ashtu, deri në këtë datë, ai duhej të heqte dorë nga titulli i kampionit të botës në kategorinë Junior Middleweight, pasi nuk mund ta mbante këtë dhe të riun. Ekipi i boksierit ka dy javë kohë për t’u ankuar. Por, stafi i tij është nervozuar me vendimin e WBO-së. “Ky është mosrespekt i paparë”, ka thënë për ESPN Leonard Ellerbe, CEO i promovimeve. “Floyd do të vendosë se çfarë do të bëjë, apo nëse do të bëjë dicka në lidhje me këtë. Por, në ndërkohë, ai është duke u kënaqur me dy-treqind milionë dollarët e fituar nga meçi i fundit. Ajo që ndodhi tash, nuk ka kurrfarë ndikimi në lidhje me çfarëdo që bën ai”. Mayweather ka fituar 200 milionë dollarë nga ndeshja e boksit me Pacquiaon, e cila gjeneroi 400 milionë të ardhura nga transmetimi pay-per-view vetëm në Amerikë.