Mavraj : Unë nuk luajë, por besoj tek skuadra NULL NULL 04.10.2015 14:24 04.10.2015 14:24 Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mergim Mavraj përmes profilit të tij në Facebook ka konfirmuar se nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e 8 tetorit kundër Serbisë, që zhvillohet në “Elbasan Arena”. Ai ka thënë se ka bërë përpjekje për t’u rikthyer për këtë ndeshje dhe ka lënë anash të gjitha punët tjera, përfshirë edhe familjen, transmeton Klan Kosova. Ky është postimi i plotë i Mavrajt: “Dita më e rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqiptarët është shumë afër… Me zemër të thyer ju njoftoj që nuk mund të jem ne fushën e lojës pavarësisht të gjithë sakrificave që kam bërë pas operacionit!Kam sakrifikuar gjithçka muajt e fundit. Jam stërvitur 8 orë në ditë, çdo ditë për muaj me rradhë pa pushim, me synimin që të isha në fushë për Kombin kuqezi, por lajmet e këqija për mua nuk po marrin fund… Për muaj me rradhë lashë pas dore familjen dhe shoqërinë duke ju përkushtuar synimit që kisha…Jeta ime muajt e fundit kishte vetëm një qëllim, të isha gati për këtë ndeshje, por me dhimbje e pranoj që nuk ja dola dot….e megjithatë nuk jam dorëzuar sepse besimi im është shumë i madh tek djemtë kuqezinj dhe tifozë tanë që do ti tregojmë botës, pavarësisht se jemi një vënd i vogël kemi vlera të jashtëzakoshme! #ForcaShqipëri #Nabënikrenar #MM” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 17/09/2023