Mashtrimi me viza pune, policia kërkon që të lajmërohen ata që kanë qenë viktimë e rasteve të tilla NULL NULL 30.07.2024 11:38 30.07.2024 11:38 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Policia ka kërkuar nga qytetarët që kanë qenë viktimë e mashtrimeve me viza pune, që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor. Sipas njoftimit të policisë, mashtrimi mund të ketë ndodhur për një periudhë të gjatë, ndaj dyshohet se numri mund të jetë më shumë se nëntë, pra aq sa janë raportuar, përcjell Klankosova.tv. “Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”. “Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. Policia konfirmon arrestimin e një 35 vjeçareje në Prishtinë, dyshohet se mashtroi për viza pune