Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MASHT-i ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

NULL NULL
29.11.2018 16:23

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, nga dita e enjte ka ndaluar përdorimin e telefonave në shkolla gjatë procesit mësimor.

Vendimin e bëri të ditur ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi.

Ai tha se kjo po bëhet në funksion të përmirësimit dhe rritjes së cilësisë së mësimit, njofton Klan Kosova.

“Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër, Në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, sot kam nënshkruar Vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Numri një i arsimit në Kosovë, paralajmëron edhe masa për shkelësit e këtij vendimi

“Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.