Masakra e Reçakut: Seanca ndaj 21 të akuzuarve dështoi, shkak mungesa e avokatëve (VIDEO) NULL NULL 20.07.2026 12:26 20.07.2026 12:26 Për shkak të disa problemeve teknike, seanca fillestare ndaj 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut, është ndëprerë përkohësisht. E për arsyen e shtyerjes së seancës deri më 31 korrik, detaje dha gazetarja Qëndresa Tërshani. Përdersia ka qenë e pamundshme që të akuzuarit të sigurohen në procedurë, për t’i gjykuar ata në mungesë, duhet avokatë për secilin prej tyre. “Pikërisht mungesa e avokatëve në sallën e gjyqit sot, bëri që kjo seancë të shtyhet për datën 31 korrik, pasi që munguan katër avokatë”, raportoi gazetarja Qëndresa Tërshani.