Masakra e Hamasit, flasin izraelitët e mbijetuar (VIDEO) NULL NULL 13.12.2023 18:44 13.12.2023 18:44 Një ekip i Klan Kosovës po qëndron në Izrael, në kufirin mes Izraelit dhe Gazës. Gazetari Haris Ademi i ka intervistuar dy të mbijetuar të sulmeve të 7 tetorit që Hamasi i kishte lansuar kundër Izraelit. 23-vjecari Sharah Gabay, ka rrëfyer se si kishte qenë në pushime dhe kishte vendosur të merrte pjesë në festivalin Nova. Ai fillimisht ishte ndier i shqetësuar se pse lokacioni këtë herë ishte aq afër qytetit të Gazës, dhe maksimalja për cfarë ishte frikësuar ishte lansimi i një apo dy raketave nga ana e Hamasit. Në anën tjetër, e mbijetuara tjetër, Hen Malca, po ashtu ka rrëfyer për përjetimet e saj të asaj dite ku kishte arritur të shpëtonte bashkë me të dashurin e saj dhe vëllanë e tij.