Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mary Weiss ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

NULL NULL
20.01.2024 11:52
Mary Weiss
Mary Weiss

Mary Weiss, këngëtarja kryesore e grupit pop të viteve 1960 “The Shangri-Las”, ka vdekur në moshën 75-vjeçare, tha kompania e saj diskografike.

“Mary ishte një ikonë, një heroinë, si për të rinjtë ashtu edhe për të rejat e brezit tim dhe të të gjitha brezave”, tha në një deklaratë Miriam Linna, nga Norton Records, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Shangri-Las përbëheshin nga dy grupe motrash dhe u formuan në lagjen Queens të Nju Jorkut.

Hitet e tyre përfshinin “Remember” dhe këngën e tyre më të njohur, “Leader of the Pack”.

Grupi përbëhej nga Mary dhe Elizabeth “Betty” Weiss, dhe binjaket Marguerite dhe Mary Ann Ganser.

lajme të ngjashme