Marvel së shpejti do ta prezantojë heroin e parë transgjinor NULL NULL 02.01.2020 15:18 02.01.2020 15:18 Universi Kinematik Marvel ka vendosur të prezantojë për herë të parë një superhero transgjinor. Një gjë e tillë do të bëhet shumë shpejt sipas shefit të Marvel Studios Kevin Fiege, i cili tha se aktualisht filmi po xhirohet, gjatë një diskutimi në Akademinë e Filmit në New York. I pyetur nga një fans, nëse kishte ndonjë plan për më shumë personazhe LGBT në filmat e Marvel, konkretisht personazhet transgjinorë, Kevin tha se “absolutisht që po”. Këtë vit, The Eternals do të prezantojë personazhin e parë homoseksual të filmave Marvel. Marvel gjithashtu ka thënë se do të prezantojë superheroin e tij të parë të shurdhër në The Eternals dhe superheroin e tij të parë aziatiko-amerikan, në Shang-Chi dhe Legend of the Ten Rings.