Martha Stewart pranon se ka tradhtuar ish-burrin, thotë se nuk e mori vesh kurrë NULL NULL 11.10.2024 09:06 11.10.2024 09:06 Martha Stewart Martha Stewart ka pranuar se ka tradhtuar gjatë martesës me ish-burrin Andrew Stewart. Ajo ishte e martuar me Andrew nga viti 1961 deri në divorcin e tyre në 1990 dhe ajo zbuloi tradhtinë në një klip nga dokumentari i saj i ardhshëm në Netflix “Martha”. “Po, por Andy nuk e mori vesh ndonjëherë”, tha ajo lidhur me tradhtinë. Martha dhe Andy filluan të takoheshin kur ajo ishte vetëm 19-vjeçare dhe ai ishte 23, transmeton Klankosova.tv. Në një intervistë të vitit 2020 me People, Martha shpjegoi pse divorci i saj ishte “i tmerrshëm”. “Të divorcohesha ishte një gjë e tmerrshme për mua, sepse ne ishim të parët që u divorcuam në familjen time”, tha Martha. “Dhe që ne nuk kemi folur që nga divorci është edhe më e dhimbshme. Por unë jam shumë e fortë dhe jam shumë e motivuar për të vazhduar jetën. I kam mbijetuar ashpërsisë së kohës, martesës, lindjes së fëmijëve, ndërtimit të një biznesi nga e para. Kam mbijetuar shumë mirë dhe mendoj se e shfrytëzoj sa më shumë”.