Marshi “Drejtësi, jo politikë” – Ismail Tasholli dhe Lyrical Son sot në “DPT te Fidani” NULL NULL 16.02.2026 16:19 16.02.2026 16:19 Sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova të ftuar janë Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” dhe artisti Lyrical Son. Në pjesën e intervistës kryesore do diskutohet për detajet e organizimit të marshit “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet të martën në ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku Lyrical Son do të jetë një nga artistët që do të përformojnë. Gjithashtu, me të ftuarit do të diskutohet edhe për pritshmëritë për pjesëmarrjen në këtë marsh, si dhe për procesin gjyqësor në Hagë dhe kërkesën e prokurorisë që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënohen me nga 45 vjet burg. Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.