Marsh historik në mbështetje për të dhunuarat e luftës (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 14.04.2023 22:13 nga Qendresa Tershana 14.04.2023 22:13 Fillimisht një mbështetje e ngrohtë jepet me përqafim. E pak minuata më vonë, me pankarta në duar ai pasohet me marshim. Ky që këtë 14 prill qe i pari që u mbajt në ditën që zyrtarisht i kushtohet kujtimit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Kjo u cilësua historike, po aq sa qe e dhimshme nga Vasfije Krasniq-Goodman që pikërisht në këtë datë u dhunua nga forcat serbe. Pjesëmarrja e të rinjëve në këtë aktivitet, e bëri krenare të mbijetuarën tjetër Shyrete Tahirin. Të dyja këto, anise se nuk ishte prezente goxha falenderime i dërguan presidentës Vjosa Osmanit, që ishte inicatorja që kjo ditë të jetë e shënuar. Për dhunimin e 20 mijë grave e burrave gjatë luftës së fundit në Kosovë, aktualisht në procedura gjyqësore është vec një person. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.