Marrëveshje e përfunduar: Akanji te Inter NULL NULL 01.09.2025 16:43 01.09.2025 16:43 Inter ka arritur marrëveshje për të sjellë Manuel Akanji nga skuadra e Manchester Cityt në formë huazimi me opsionin e blerjes në fund të sezonit, e cila mund të bëhet obligative me një shumë rreth 17 milionë euro. Kujtojmë që Akanji ishte lidhur ngushtë me një kalim te rivalët e Interit, Milani mirëpo që akordi nuk ishte arritur. Huazimi do t’i kushtojë 2 milionë euro Interit, me Akanjin që pritet të jetë zëvendësues i Pavard që pritet t’i bashkohet Marsejës në orët e ardhshme.