Marku pas fitores: Faleminderit Zotit për çdo gjë, ky është vetëm fillimi NULL NULL 25.09.2021 21:49 25.09.2021 21:49 Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit ukrainas Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për 10 raunde. Të dy boksierët nuk u dorëzuan deri në fund, ndërsa në vendimin që u morë nga gjyqtarët, fitoren e mori Florian Marku. Marku ka reaguar pas ndeshjes përmes një postimi në Facebook, ku tha se ky është vetëm fillimi, dhe i falënderoi të gjithë për përkrahjen, njofton Klankosova.tv. “Faleminderit Zotit për çdo gjë. Ky është fillim, faleminderit nga zemra për të gjithë përkrahjen”, ka shkruar Marku.