Marku deklarohet pas humbjes: Do të kthehem më i fortë se kurrë NULL NULL 01.04.2024 19:41 01.04.2024 19:41 Boksieri Florian Marku Boksieri shqiptar Florian Marku, u mposht mbrëmë në “O2 Arena” në Londër. Ai pësoi disfatë nga boksieri britanik, Chris Kongo. Sot, Marku e ka bërë edhe reagimin e parë. “Mbreti shqiptar” tha se kishte vite pa e përjetuar një gjë të tillë. Ai iu premtoi fansave të tij se do të rikthehet më i fortë se kurrë. “Dua t’ju falënderoj nga zemra të gjithë ata që ishin dje në stadium dhe të gjithë ju që më keni ndjekur nga ekrani”, shkroi Marku në Facebook.