Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Marjan Komani me set rrëqethës fotografik, në nderim të viktimave nga aksidenti në Kroaci

NULL NULL
28.07.2021 21:59

Fotografi Marjan Komani, ka realizuar një set fotografik, si përkujtim për dhjetë viktimat që humbën jetën tragjikisht nga aksidenti i autobusit, në Slavonski Brod të Kroacisë.

Përveç fotove drithëruese, Komani u përkujdes që të përcillte edhe një mbishkrim mjaft emocional.

Legjenda e dhjetë engjëjve…

Një ditë do të flitet për dhjetë engjëjt që shkuan në qiell

Për engjëjt që me dhimbje e mbuluan çdo fjalë e qiellin

Ata dhjete engjëj që u nisën të vijnë për ta shijuar përqafimin e nënës

Për ta shuar zjarrin e mallit me ujin e Drinit

Dhe do të thonë se atë ditë det u bë Drini nga lotët e dhimbja

Rrodhi lot Bistrica e u skuq Ereniku

Dhe re u mbush qielli, hëna e humbi dritën

Yjet u shuan

Por janë engjëjt tanë që do të shkojnë në botën e përtejme

Për ta mbushur qiellin yje

Për t’i dhenë dritë faqes së hënës

Për t’i zënë rrezet e diellit

E për t’i sjellur përsëri tek ne

Si shpresë, si dashuri, si ëndërr

Prandaj ata erdhën për të shkuar

Për ta ndriçuar një copë qiell të errësuar

Për ta ruajtur copën tonë të qiellit

Për tu lutur për ne te hyu

Këta janë dhjetë engjëjt

Dhimbja jonë, malli ynë

Lumenjtë e lotëve

Po shkojnë drejt qiellit për ta shtuar secili nga një yll

Që të bëhet dritë për ne…..

 

 

 

lajme të ngjashme