Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Margarita Xhepa, edhe njëherë në petkat e zonjës mëmë

NULL NULL
18.12.2015 21:50
Margarita Xhepa, duke folur gjate nje koncerti festiv me titull, “Nje mesazh per ty”, ne kuader te 20 majit “Dites Kombetare ne Ndihme te Jetimeve”, organizuar ne TKOB./r/n/r/nMargarita Xhepa, during a festive concert titled, "A Message for You", within the "National Day in Aid of Orphans", organized in TKOB.

Aktorja e mirënjohur e teatrit dhe kinemasë shqiptare kthehet pas 25 vitesh në rolin tragjik të zonjës mëmë në dramën “Kush e solli Doruntinën”, në skenën e Teatrit të Durrësit. Kjo dramë, bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtarit Ismail Kadare, ngjit në skenë edhe emra të tjerë aktorësh të njohur, si Bujar Lako dhe Viktor Zhusti. Regjisori Laert Vasili sjell një konceptim të ri edhe në dramatizim.

Aktorja e mirënjohur e teatrit dhe kinemasë shqiptare rikthehet pas 25 vitesh në rolin tragjik të zonjës mëmë në dramën “Kush e solli Doruntinën”, të cilën regjisori Laert Vasili e sjell premierë të shtunën mbrëma në skenën e Teatrit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.

Kjo dramë, bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtarit Ismail Kadare, botuar në vitin ’79, ngjit në skenë edhe emra të tjerë aktorësh të njohur, si Bujar Lako dhe Viktor Zhusti. Ajo çka vihet re është mungesa e Yllka Mujos, e cila ka qenë pjesë e kastit fillestar të aktorëve që do të interpretonin në këtë shfaqje. Vetë Vasili ka thënë në një intervistë televizive të disa ditëve më parë se aktorja Mujo do të ishte në rolin e zonjës mëmë, rol që më pas i është besuar aktores Margarita Xhepa, pa bërë me dije arsyet e këtij ndryshimi. Yllka Mujo ka interpretuar në dramën e vënë në skenë në periudhën ‘89 – ‘90 në rolin e një prej grave vajtojca, së bashku me Pavlina Manin, Elida Janushin, Drita Haxhirajn dhe Luiza Hajatin.

Regjisori Laert Vasili është shprehur se do të sjellë një konceptim të ri në dramatizim, prej atij të shkruar nga Pirro Mani dhe Edmond Budina me regji të Fatos Haxhirajt më ’89-ën.

Përveç dramatizimit dhe regjisë, Vasili do të interpretojë në rolin e Stresit.

Dy nga arsyet që e shtynë Vasilin të risjellë në skenë këtë vepër janë legjendat dhe emri i madh i shkrimtarit Ismail Kadare, i cili i ka dhënë edhe të drejtën për dramatizim Vasilit.

“Është eposi shqiptar, është një autor për të cilin të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë, pas Nënë Terezës, nuk kemi tjetër personazh me ndikim botëror veç Kadaresë dhe mendoj se çdo teatër në vend duhet ta kishte detyrë të vinte një pjesë të Kadaresë dhe mendoj se kjo është arsyeja që ky projekt u financua dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës”, – është shprehur Vasili, i cili e ka quajtur këtë vepër projektin e tij 7 –vjeçar, duke e parë këtë moment si të duhurin për ta sjellë në skenë.

Kjo është shfaqja e dytë e Vasilit si regjisor në Teatrin e Durrësit pas “Elektrës”, duke e bërë të kalojë nga mitet e antikitetit grek tek ato të mesjetës shqiptare. Ajo çka ndodh përtej legjendës është pjesa që e intrigon më shumë regjisorin.

Ideja fillestare e Vasilit ka qenë ta quante dramën “Konstandin”, si një zbërthim etimologjik i emrit me shprehjen “to be constant in something” nevoja për të pasur qëndrueshmëri.

“Jo më kot është emiri Konstandin, sepse ai është perandori që e ktheu Perandorinë Romake zyrtarisht të krishterë. Ky perandor që zgjodhi një fe të re dhe nga Principata e Arbrit do të lindë një fe e re, që është Besa. Siç edhe rilindësit tanë i bënë një thirrje popullit se “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Na duhet kjo vepër sot në këtë shoqëri të egër e cila e ka mendjen vetëm për të mbijetuar…” – është i mendimit regjisori.

Konstandini do të interpretohet nga aktori Amos Zaharia, ndërsa Doruntina i është besuar aktores Luli Hoxha.

Bujar Lako vjen në petkat e kryepeshkopit, ndërsa Viktor Zhusti luan në rolin e maltezit, murgut mashtrues i ngarkuar nga kleri për të pranuar autorësinë e prurjes së Doruntinës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://www.mapo.al/2015/12/margarita-xhepa-edhe-njehere-ne-petkat-e-zonjes-meme

lajme të ngjashme