Maresca flet për përjashtimin e Disasit dhe Sterlingut: Babai im ka pasur jetë të vështirë, jo ata NULL NULL 19.09.2025 18:44 19.09.2025 18:44 Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka anashkaluar ndjenjat e empatisë për Raheem Sterling dhe Axel Disasi, duke thënë se babai i tij e ka pasur një jetë më të vështirë si peshkatar sesa lojtarët e lënë anash nga klubi. Komentet e italianit erdhën pas bisedimeve të Chelseat me Shoqatën e Futbollistëve Profesionistë (PFA) lidhur me përjashtimin e vazhdueshëm të Sterling dhe Disasi nga skuadra e parë e Marescas. I pyetur për faktin që dy lojtarët po stërviten veçmas nga skuadra, Maresca tha se ishte në situatën e Sterlingut dhe Axelit si lojtar. “Kam qenë në situatën e Raheemit dhe Axelit si lojtar. Sigurisht, e di që nuk është ndjenja më e mirë për një futbollist. Për arsye të ndryshme, situata është kjo për momentin, por e di që klubi po u jep mundësinë të punojnë në mënyrën e duhur.” Kur u pyet nëse kjo është psikologjikisht e vështirë për dyshen, 45-vjeçari shtoi se babai i tij ka pasur jetë më të vështirë se të dy lojtarët. “Babai im është 75 vjeç dhe për 50 vite ka qenë peshkatar, duke punuar nga ora dy e mëngjesit deri në dhjetë paradite. Kjo është jetë e vështirë, jo mënyra si punon një futbollist.” PFA është në kontakt me Chelsean për t’u siguruar që Sterling dhe Disasi të kenë platformën e duhur për t’u stërvitur në nivelin optimal pavarësisht se nuk janë pjesë e ekipit të parë. Organizata botërore e futbollit, FIFA, ka rregulla strikte për lojtarët që izolohen nga skuadrat në rrethana që mund të përbëjnë “sjellje abuzive” nga klubi, gjë që mund t’i japë një individi të drejtën të ndërpresë kontratën duke përmendur “shkak të justifikuar”.