Marco Rubio, betohet si sekretar i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës NULL NULL 21.01.2025 16:24 21.01.2025 16:24 Marco Rubio, është sekretari i ri i Shtetit amerikan. Rubio u betua sot pas konfirmimit në senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e lexoi betimin përpara zëvëndëspresidentit, James David Vance. Marco Rubio, në këtë pozitë e pason Antony Blinken, i cili shërbeu gjatë administratës Biden. Të hënën në Washington është mbajtur ceremonia zyrtar e transferimit të pushtetit nga presidenti Joe Biden tek presidenti i ri Donald Trump. Dje, Trump u inaugurua si presidenti i 47-të i ShBA-së./ Klankosova.tv