Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Marco Giampaolos trajneri i ri i Rossonerëve

NULL NULL
19.06.2019 22:56

Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i Marco Giampaolos në pankinën e Milanit, Ish trajneri i Sampdorias ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me kuqezinjtë, me mundësinë e zgjatjes së kontratës edhe për një vit tjetër.

Pas një eksperience tre vjeçare mjaft pozitive në stolin e Sampdoria-s, Giampaolo u përzgjidh si njeriu i duhur për të drejtuar projektin e ri të Milanit, që synon fillimisht krijimin e një situatë të qëndrueshme financiare dhe më pas investimin për t’u rikthyer në elitën e futbollit botëror.

Giampaolo është i parafundit në organizimin e kuq e zinjve italianë, pas Maldinit si Drejtor Teknik dhe Zvonimir Bobanit në krah të ish-kapitenit, pritet të prezantojë këto ditë edhe Frederic Massarën si drejtor sportiv, për të nisur më pas menjëherë punën në afatin kalimtar të verës, bëjnë të ditura mediat italiane përcjellë Klan Kosova.

Ardhja etij në krye të shtabit teknik, pritet të sjellë ndryshime të shumta edhe në formacion pasi kuqezinjtë ishin ndërtuar sipas modelit të Montellës dhe Gattusos, të dy fansa të rreshtimit 4-3-3, ndërsa tekniku 52-vjeçar luan me romb, 4-3-1-2.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.