Maratona e notit “Kosova 2015”, të shtunën në Batllavë NULL NULL 14.08.2015 13:47 14.08.2015 13:47 Batllava pret notarë nga vende të rajonit dhe vendas në Maratonën e VI-të ndërkombëtare "Kosova 2015". Të shtunën, në Liqenin e Batllavës, në Orllan, duke filluar nga ora 11:00, Federata e Notit të Kosovës organizon Maratonën e VI-të ndërkombëtare “KOSOVA 2015”. Është hera e gjashtë që organizohet kjo garë në të cilen pritet të marrin pjesë rrethë 30 notues dhe notuese nga disa shtete të rajonit dhe notuesit e Kosovës – gjatësia e shtegut do të jetë 4.2km. Fitues të maratones së vitit të kaluar ishin: maqedonasi Aleksander Ilievski tek meshkujt dhe gjermanja Sina Schunk tek femrat. Rivalitet të madh për tri pozitat e para pritet të ketë edhe këtë vit. Garën e mbështetë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.