Maqedoni: Katër viktima dhe 135 raste të reja me Covdi-19 për 24 orë NULL NULL 14.07.2020 17:24 14.07.2020 17:24 Koronavirusi po vazhdon të marrë ende jetë të njerëzve në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit katër persona kanë humbur betejën me Covid-19, teksa nga 1259 teste të bëra 135 raste kanë rezultuar pozitive, shkruan Alsat. Po ashtu Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 pacientë të shëruar. Sipas statistikave të fundit në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8332 persona me koronavirus, prej të cilëve 4468 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 389 pacientë. Aktualisht janë edhe 3475 raste aktive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.