Maqedoni e Veriut: Shpallen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale NULL NULL 14.02.2024 19:04 14.02.2024 19:04 Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevski, Foto: Alsat-M Sivjet, Maqedonia e Veriut do të mbajë dy palë zgjedhje, ato parlamentare dhe presidenciale. Sot, ato i shpalli kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski. Zgjedhjet presidenciale, pritet të mbahet në runde, i pari do të mbahet më 24 prill. Ndërsa ato parlamentare do të mbahen më 8 maj. Mitrevski tha se beson se në periudhën parazgjedhore të gjitha institucionet kompetente dhe të gjitha subjektet e përfshira në zgjedhje do të japin kontributin e tyre që të kemi zgjedhe të drejta, të lira dhe demokratike, ashtu siç e meriton një shtet, anëtar i NATO-së dhe shtet që ka zgjedhur rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, shkruan Alsat-M transmeton Klankosova.tv “Maqedonia e Veriut në proceset e kaluara zgjedhor ka dëshmuar se ka kapacitet të organizoj zgjedhje demokratike në përputhje me parimet dhe vlerat evropiane. Shprehja e të drejtës për të votuar lirshëm është akti më i lartë i demokracisë dhe besoj se qytetarët në këto zgjedhje do të bëjnë zgjidhjen më të mirë për ardhmen e shtetit”, tha ai. Përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve do ta ketë qeveria e drejtuar nga një kryeministër shqiptar. Talat Xhaferi, u zgjodh më 28 janar, 100 ditë para mbajtjen të procesit zgjedhor.