Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maqedoni e Veriut: 337 të shëruar nga Covid-19

NULL NULL
24.04.2020 14:40
A laboratory technician wearing full PPE (personal protective equipment) cleans a test tube containing a live sample taken from people tested for the novel coronavirus, at a new Lighthouse Lab facility dedicated to testing for COVID-19, at Queen Elizabeth University Hospital in Glasgow on April 22, 2020. - The laboratory is part of a network of diagnostic testing facilities, along with other Lighthouse Lab sites in Milton Keynes and Cheshire, that will test samples from regional test centres around Britain where NHS staff and front-line workers with suspected Covid-19 infections have gone to have swabs taken for testing. (Photo by Andrew Milligan / POOL / AFP) (Photo by ANDREW MILLIGAN/POOL/AFP via Getty Images)

Nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 36 pacientë, dy prej të cilëve kanë qenë të shtrirë në spital ndërsa 34 janë kuruar në kushte shtëpiake. Me statistikat e fundit numri i personave të shëruar në vendin tonë shkon në 337.

Nga 404 teste të realizuara brenda 24 orëve, 26 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, me çka numri i të infektuarve atje ka arritur në 1.326.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 11. Në Kumanovë janë regjistruar 2 të infektuar, në Tetovë 3, në Strugë 6. Në Mansatir, Gostivar, Vinicë, Negotinë ka nga një të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën Infektive në Shkup është regjistruar edhe një viktimë si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për një 80 vjeçar i cili është pranuar në Klinikë me 21 prill. Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet në vendin tonë shkon në 57, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme