Maqedoni: Arrin në 34 numri i viktimave nga koronavirusi NULL NULL 11.04.2020 16:29 11.04.2020 16:29 Dy raste të reja të vdekjes nga virusi korona janë raportuar në 24 orët e fundit në Maqedoni. Bëhet fjalë për një pacient 73-vjeçar nga Prilepi, i cili më 1 Prill u pranua në spital për trajtim në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Rasti i dytë është një pacient i sapo diagnostikuar nga Kumanova që vdiq në Klinikën e Hematologjisë. Numri i përgjithshëm i rasteve të infektuara rishtas në 24 orët e fundit është 49, shumica prej tyre janë nga Kumanova. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vend tani është 760, dhe 34 i vdekjeve. Në 24 orët e kaluara, 3 pacientë janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, dhe aktualisht gjithsej 68 pacientë janë shtruar në këtë spital. Nga këto, 15 janë në mbështetje të oksigjenit dhe 8 në ventilim mekanik./alsat