Maqedonci: Në shtator hapet konkursi për rekrutimin e 300 ushtarëve NULL NULL 15.08.2024 13:52 15.08.2024 13:52 Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se brenda këtij mandati deri më tani kanë rekrutuar 1931 ushtarë dhe kadetë të rinj, ndërsa në proces rekrutimi janë dhe 40 kadetë të tjerë. Me anë të një postimi në Facebook, ai thekson se nuk do të ndalen me kaq, meqë në muajin shtator do të hapet konkursi për rekrutimin edhe të 300 ushtarëve, të cilët do të fillojnë trajnimin bazik në nëntor, transmeton Klankosova.tv. “Premtuam ngritje të kapaciteteve mbrojtëse dhe në këtë drejtim krahas pothuajse dyfishimit të numrit të përgjithshëm të ushtarakëve, investuam që ushtria e Kosovës të ketë në arsenalin ushtarak sistemet më moderne të armatimit”. “Përveçse përmbushëm, tejkaluam numrin e rekrutimeve dhe aktiviteteve zhvillimore të parapara në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Jemi përpara në implementimin e planit e me vizion më të qartë se kurrë për të ardhmen e ushtrisë së Kosovës si pjesë e aleancës së madhe të NATO-s, dhe garantues të sovranitetit territorial të Kosovës. FSK, KRENARIA JONË!”, përfundoi postimin e tij Maqedonci . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani ndan fotografi nga New Yorku ku do ta përfaqësojë Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së 9 minuta më parë
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 15 orë më parë