Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mantelbardhët synojnë që me kontratë kolektive ta marrin edhe rrogën e 13-të (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 13.04.2023 20:27

Ministria e Shëndetësisë dhe Federata Sindikale e Shëndetësisë ka filluar dialogun social sa i përket kontratës së re kolektive.

Për këtë dokument tashmë është formuar grupi punues me tre anëtarë të FSShK-së dhe tre të MSh-së.

Kryetarja dhe përfaqësuesja më e lartë e mantelbardhëve, Tevide Imeri, tha se paga e 13-të është njëra nga synimet dhe pikë e ranguar në draft kornizën e kontratës kolektive të  re.

Në mes tjerash Imeri tha se do të jenë këmbëngulëse edhe për pagesën e shujtës, rrezikshmërisë dhe gatishmërisë, njofton Klan Kosova.

Me kontratën e re do të punohet edhe për pagesat e ndërrimeve të natës për infermierët, ku këta të fundit kanë pakënaqësi  lidhur me rritjen e tyre prej 2-4 euro.

Kujtojmë që në fundin e vitit të kaluar MSh pati shkëputur kontratën kolektive me arsyetimin e skadimit të afatit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme