“Manipulimi” me njehsorët, LDK dorëzon faktet në KEDS (VIDEO) NULL NULL 27.03.2026 12:27 27.03.2026 12:27 Disa nga anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ia kanë zënë derën KESCO-s, në krye me Visar Azemin. I njëjti ka bërë një hulumtim lidhur me njehsorët elektrikë, i cili pretendon se të njëjtit llogaritin kohën gabimisht, transmeton Klankosova.tv. Përmes një raportimi direkt nga KEDS, gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka shtjelloi edhe një herë të gjithë hetimin që LDK po kërkon lidhur me njehsorët. Sipas gazetares, çështja është paralajmëruar të dërgohet deri në Prokurori Speciale.