Manifestimi tradicional letrar, kulturor dhe shkencor “Takimet e Gjeçovit” mblodhi dhjetëra pjesëmarrës NULL NULL 30.10.2022 10:51 30.10.2022 10:51 Manifestimi tradicional letrar, kulturor dhe shkencor “Takimet e Gjeçovit” ka mbledhur dhjetëra pjesëmarrës në Zym, Has. Përgjatë dy ditësh në kuadër të kësaj ngjarje tradicionale janë zhvilluar aktivitete të shumta në sferën e kulturës dhe shkencës, siç janë ekspozita e veshjeve tradicionale të Zymit, ekspozita e demonstrimit të gatimve tradicionale, promovimi i veprave të ndryshme, tribuna shkencore dhe orë letrare. Të pranishëm ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, profesorë, studiues dhe banorë të Hasit, transmeton Klankosova.tv. Ministri Çeku në fjalën e tij ndër të tjera bëri të ditur që Qeveria e Kosovës dhe MKRS-ja qëndrojnë pranë të gjithë atyre që punojnë më zell e përkushtim për ta ruajtur traditën tonë, ndërsa përgëzoi organizatorët për punën që kanë bërë në realizimin e këtij manifestimi. “Takimet e Gjeçovit” është mbështetur nga Ministria e Kulturës.