Mandarina për sy të shëndetshëm NULL NULL 24.05.2015 10:36 24.05.2015 10:36 Vlerat e larta ushqyese të frutave janë të njohura për të gjithë. Citruset (agrumet) janë familja e frutave që kontribuojnë për shëndet më të mirë, freskinë e trupit dhe bukurinë e tij në shkëlqim të plotë. Mandarina është deri diku e ngjashme me portokallin. Mandarina është e pasur me fibra të cilat ndihmojnë procesin e tretjes. Materiet kimike më të rëndësishme të mandarinës janë flavonoidet dhe terrenet, si dhe ksantofili që i jep mandarinës ngjyrën e portokalltë. Mandarina ka përmbajtje të vitaminës A, e cila ndihmon sytë për shikim më të mirë, si dhe bënë që lëkura në përgjithësi të jetë më e butë dhe me shkëlqim. Nëse jeni të stresuar, nuk mund të hani ushqim me rregull, atëherë një aromë mandarinë ju ndihmon shumë. Përveq mandarinës, lëkura e saj është poashtu e shëndetshme, e në restaurante të ndryshme përdoret edhe si pjesë përbërëse e sallatave dhe gjellëve të ndryshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.