Manchester City assesi të këndellët, përsëri ‘çalon’ në Premier League NULL NULL 14.01.2025 23:59 14.01.2025 23:59 Pavarësisht dygolëshit të Phil Foden, Manchester City nuk arriti ta mbajë avantazhin e dyfishtë në transfertën te Brentfordi. Yoane Wissa realizoi në minutën e 82-të për 1-2, kurse rezultatin përfundimtar për t’i ndarë pikët, e vendosi goli i Christian Norgaard, në minutën e dytë të shtesës, njofton Klankosova.tv. “Qytetarët” me 35 pikë, kanë mbetur prapa Liverpoolit të vendit të parë plot 12 pikë. Anise këta të fundit nuk morën 3 pikë në Nottingham, përsëri e udhëheqin të qetë elitën angleze të futbollit. Në barazim 2-2 u mbyll edhe ndeshja ndërmjet Chelseas dhe Bournebmouthit, kurse West Ham fitoi 3-2 kundër Fulhamit, raporton Klankosova.tv. Nesër spikat derbi londinez, ku Arsenali e pret Tottenhamin.