Man Utd me kontratë të “çmendur” rinovimi për Brunon NULL NULL 04.03.2026 17:58 04.03.2026 17:58 Bruno Fernandes është kthyer në prioritet absolut për Manchester United, që po përgatit një ofertë rinovimi marramendëse për ta mbajtur kapitenin në “Old Trafford”. Mesfushori portugez kërkohet me ngulm nga klubet saudite, por drejtuesit e United janë gati t’i ofrojnë rreth 23 milionë euro në sezon për ta blinduar në skuadër. Trajneri Michael Carrick e konsideron Fernandes si shtyllën kryesore të projektit, ndërsa vendimi final i lojtarit pritet të merret në javët në vijim. /Klankosova.tv